Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Rrahmani dhe Ambasadori austriak Brieger bisedojnë për bashkëpunimin në shëndetësi

Prishtinë 19. 03. 2015

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës Imet Rrahmani priti sot në takim Ambasadorin e Austrisë në Kosovë z. Johann Brieger.

Në këtë takim u bisedua rreth projekteve të përbashkëta në shëndetësi midis shtetit të Austrisë dhe Kosovës, në veçanti rreth projekteve që mund të realizohen përmes kredisë së butë të shtetit austriak dedikuar zhvillimit të sektorit shëndetësor në Kosovë.

Në këtë takim, Ministri Rrahmani e ka njohur Ambasadorin austriak me zhvillimet aktuale në sektorin shëndetësor, duke falënderuar shtetin e Austrisë për gatishmërinë dhe përkrahjen që të ndihmohet ky sektor në Kosovë.

Ambasadori austriak ka shprehur përkushtimin e shtetit austriak për çuarjen përpara të projekteve të cilat mund të realizohen në fushën e shëndetësisë në Kosovë, duke njohur nevojat që i ka ky sektor.