Prishtinë, 5 tetor 2016
Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës Imet Rrahmani priti sot në takim Ambasadorin e Shteteve të Ministri Rrahmani dhe Ambasadori Delaëie biseduan për rrjedhat në shëndetësinë kosovare, sigurimet shëndetësore dhe angazhimet për reformimin e sistemit shëndetësor.
Ministri Rrahmani falënderoi Ambasadorin Delawie dhe Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e dhënë shëndetësisë kosovare përmes projekteve konkrete që kanë pasur ndikim në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve për të gjithë qytetarët e vendit.
Gjithashtu, në takim u bisedua edhe për impaktin pozitiv të investimeve private në shëndetësi, të cilat kanë rezultuar me fuqizimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët e vendit.