Prishtinë, 12 janar 2015
Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani priti sot në takim Kryetarin e Komunës së Ferizajt z. Muharrem Sfraça dhe drejtorin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, z. Naser Ramadani.
Në këtë takim është biseduar për bashkëpunimin midis Msh-së dhe komunës së Ferizajt me qëllim të ngritjes së cilësisë së shërbimeve shëndetësore në Kujdesin dhe Parësor dhe Dytësor Shëndetësor në këtë komunë.
Një rëndësi e veçantë në këtë takim i është kushtuar shqyrtimit të mundësive për ngritjen e një objekti të ri për Institutin Rajonal të Shëndetësisë Publike në Ferizaj, duke marrë parasysh numrin e madh të qytetarëve që jetojnë në këtë rajon dhe shpeshtësinë e shfaqjes së disa sëmundjeve ngjitëse më të shpesha për këtë rajon që lidhen me faktorët endemikë dhe kushtet mjedisore në këtë rajon.
Ministri Rrahmani dhe Kryetari Sfarça janë zotur për angazhim konkret në këtë drejtim, me qëllim që projektet në fushën e shëndetësisë të realizohen nga buxheti dhe ndihma e donatorëve, në funksion të ruajtjes dhe përparimit të shëndetit të qytetarëve.