Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Rrahmani dhe Kryetari i Podujevës Agim Veliu bisedojnë për fuqizimin e shërbimeve shëndetësore në këtë komunë

Prishtinë, 21 prill 2016

Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani me bashkëpunëtorë priti sot në takim kryetarin e Komunës së Podujevës, Agim Veliu, me të cilin bisedoi për kujdesin shëndetësor në këtë komunë dhe angazhimet e Ministrisë për ta ndihmuar këtë nivel.

Ministri Rrahmani tha se MSh është duke i kushtuar vëmendje Kujdesit Parësor Shëndetësor dhe konceptit të Mjekësisë Familjare, ndërkohë që theksoi se në kuadër të pakos së investimeve në pajisje mjekësore në institucioet shëndetësore të vendit, një pjesë e mjeteve do t’i dedikohen edhe investimeve në objektin e ri shëndetësor në komunën e Podujevës.

Kryetari i Podujevës, Agim Veliu, tha se Komunës i duhet përkrahje e Ministrisë për të pajisuar me aparaturë objektin e ri të shëndetësor të ndërtuar nga komuna, ngritjen  e resurseve profesionale dhe zhvillimin e shërbimeve sa më gjithpërfshirëse shëndetësore për qytetarët e saj, me çka do të reduktohej numri i referimeve të rasteve për Prishtinë.