Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Rrahmani dhe nënkoloneli Murphy biseduan për bashkëpunimin në shëndetësi me ushtrinë amerikane

Prishtinë, 19. 02. 2014

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Imet Rrahmani, priti sot në takim Shefin e Zyrës së Bashkëpunimit të Mbrojtjes të Ushtrisë së SHBA-së, nënkolonelin Bruce Murphy, me të cilin biseduan për bashkëpunimin në shëndetësi midis sektorit shëndetësor në Kosovë dhe segmentit të ushtrisë amerikane.

Në këtë takim, Ministri Rrahmani shprehu falënderimin e Ministrisë së Shëndetësisë për projektet e ndihmës amerikane të realizuara dhe atyre në vazhdimësi si në Klinikën Infektive, atë të Neurokirurgjisë, Kirurgjisë Abdominale e Lavatorisë në QKUK dhe në spitalet rajonale.

Gjithashtu, gjatë takimit u bisedua edhe për projektet e tjera që mund të realizohen së bashku si dhe për seminarin në fushën e Menaxhimit shëndetësor, që organizuar nga Zyra e Bashkëpunimit të Mbrojtjes e Ushtrisë Amerikane, që do të mbahet prej 23-27 mars në Prishtinë.

Nënkoloneli Murphy shprehu gatishmërinë e shtetit të tij që të mbështes edhe në të ardhmen projekte specifike që për qëllim kanë përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për qytetarët e Kosovës.