Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Rrahmani i njofton specialistët për angazhimin e Qeverisë për punësimin e përkohshëm të tyre

Prishtinë, 13 korrik 2016

Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani priti sot në takim një grup të specialistëve të papunë, të fushave mjekësore, të cilët i njoftoi me angazhimet e Qeverisë dhe të Republikës së Kosovës për punësimin e tyre.

Në këtë takim, Ministri Rrahmani i njoftoi specialistë te papunë se ka marrë mbështetejen e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të Kryeministrit Isa Mustafa,  si dhe ka marrë konfirmimin e Komisionit Parlamentër për buxhet dhe financa të Kuvendit të Kosovës, që në buxhetin e rishikuar do të lejohen mjete financiare për punësimin e përkohshëm të tyre në sistemin shëndetësor të Kosovës.

Specialistët, gjatë një takimi të hapur dhe të sinqertë ,e kanë falënderuar Ministrin Rrahmani për angazhimin e tij dhe të Ministrisë për të bërë zgjidhje për ta, ndërkohë që Ministri Rrahmani i ka njoftuar ata se ka disa muaj që Ministria ka qenë e preokupuar së pari me evidentimin e saktë të specialistëvë të papunë, profilet e tyre dhe gjetjen e mundësive për anagazhimin e tyre.

Ministri Rrahmani tha se ndarja e buxhetit për angazhimin e përkohshëm të tyre në punë, i kontribuon ngritjes së cilësisë së shërbimeve shëndetësore, zhvillimit të shkathtësive profesionale të specialistëve dhe ngritjes së mirëqenies sociale.