Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Rrahmani: Infermierët – resursi më vital i sistemit shëndetësor

Ministri Rrahmani tha kështu në Simpoziumin “Infermieria një forcë për ndryshim:Përmirësimi i aftësive dhe qëndrueshmëria e sistemit shëndetësor në KPSh në Kosovë” që sot dhe nesër po mbahet në Pejë, organizuar nga Qendra për Edukimin e Vazhdueshëm Infermierik / Divizioni i Infermierisë / Ministria e Shëndetësisë dhe mbështetur nga Zyra e UNICEF-it në Kosovë

Prishtinë, 08. 09. 2016

Organizuar nga Qendra për Edukimin e Vazhdueshëm Infermierik / Divizioni i Infermierisë / Ministria e Shëndetësisë dhe mbështetur nga Zyra e UNICEF-it në Kosovë sot dhe nesër në Pejë po mbahet Simpoziumin “Infermieria një forcë për ndryshim:Përmirësimi i aftësive dhe qëndrueshmëria e sistemit shëndetësor në KPSh në Kosovë”.

Simpoziumi i propozuar ka për qëllim arritjen e objektivave të Zhvillimit të Vazhdueshëm Profesional  duke aloduar në ngritje të cilësisë dhe arritje të standardeve të përkujdesjes shëndetësore, veçanërisht në Kujdesin Parësor Shëndetësor, duke iu referuar Ligjit për Shëndetësi të Kosovës dhe UA/01-2013 për Edukimit të Vazhdueshëm Mjekësor.

Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani tha se zhvillimi i sistemit shëndetësor është një sfidë për shumë vende, përfshi edhe Kosovën. “Nga pesë synimet e politikës shëndetësore të MSH, synimi i katërt ngritja e burimeve njerëzore, është sfida më e rëndësishme. Duke pasur parasysh se infermierët  përbëjnë pjesën më të madhe e të gjithë profesionistëve shëndetësor, ata konsiderohen si resurset më vitale të sistemit shëndetësor dhe janë komponent kyçe e forcimit dhe zhvillimit të tij” tha Ministri Rrahmani.

Nisur nga kjo, theksoi ai, Ministria në të gjitha dokumentet politike dhe strategjike të sajë, ka vënë theks të veçantë në ngritjen profesionale edhe të infermierisë të punësuar në të tri nivelet e sistemit shëndetësor.

Falë përkushtimit të profesionistëve vendor MSh, DShSh, Divizioni Infermierisë, QEVI

Qendra për Edukimin e Vazhdueshëm Infermierit), dhe OIK dhe ndihmës së madhe të donatorëve të shumtë si: OBSH, UNICEF, UNFPA, LUX-dev janë arritur rezultate të konsiderueshme në përmirësimin e statusit të tyre, vlerësoi Ministri Rrahmani.

Ky simpozium ku po  marrin pjesë krerët e infermierisë së të gjitha institucioneve shëndetësore dhe në të cilin do ta prezantohen 26 punime shkencore, është i akredituar nga Bordi i EVM në MSh.