Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Rrahmani në vizitë zyrtare në Uashington

Me ftesё tё Bankёs Botёrore, Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Imet Rrahmani, morri pjesë në Samitin: Measurement and Accountability for Results in Health“, i cili u mbajt nga 9 deri më 11 qershor ne Uashington DC

Prishtinë, 12 qershor 2015

Me ftesё tё Bankёs Botёrore, MInistri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Imet Rrahmani, morri pjesë në Samitin: “Measurement and Accountability for Results in Health” (Matjet dhe përgjegjësia për rezultatet në shëndetësi”, i cili u mbajt nga 9 deri më 11 qershor ne Uashington DC.

Nё këtë konferencё u shkёmbyen pёrvojat e vendeve tё ndryshme nga mbarё bota pёr problematikёn dhe rёndёsinё e mbledhjes sё informatave nё fushёn e shёndetёsisё dhe krijimin e njё agjende tё pёrbashkёt pёr periudhёn pas vitit 2015.

Gjatё kёsaj konferencë në Uashington DC, Ministri Rrahmani u takua edhe me zyrtarё tё Bankёs Botёrore, z. Enis Baris, i cili nga korriku do tё jetё pёrfaqёsues i Bankёs Botёrore pёr Evropё dhe z. Marvin Ploetz, i cili ka qenë pjese e ekipit për hartimin e projektit të Bankёs Botёrore për shёndetёsi në Kosovë.

Nё takim Ministri Rrahmani i njoftoj pёrfaqёsuesit e Bankёs Botёrore pёr reformat nё Shёndetësi, me theks tё veçantë pёr veprimet qё ka bёrё Ministria nё procesin e themelimit tё Fondit pёr Sigurime Shёndetёsore. Nё takim u bisedua edhe pёr pёrkrahjen financiare qё po jep Banka Botёrore nё realizimin e procesit tё reformёs shёndetёsore.

Pёrfaqёsuesit e Bankёs Botёrore u interesuan pёr ecurinë e Projektit për Shendetësi, duke shprehur kёnaqësin pёr arritjen e efektivitetit tё projektit dhe hapat e planifikuar nё vazhdim nga ana e Qeverisё së Republikës së Kosovës.

Gjatё qёndrimit nё Uashington, Ministri Rrahmani do tё ketё takime edhe me zyrtarë amerikanë në State Departament.