Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Rrahmani nënshkroi tre Udhëzime Administrative

Prishtinë, 15 qershor 2017

Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani në bazë të përgjegjësive të tij ligjore nënshkroi tre udhëzime administrative, që rregullojnë çështje specifike brenda sektorit të shëndetësisë.

Udhëzimet Administrative të nënshkruara pas plotësim-ndryshimit janë: Udhëzimi Administrativ nr. 04/2017 për tarifat e shërbimeve të ofruara në AKPPM; Udhëzimi Adminsitrativ nr. 05/2017 për Shkollimin Specialistik dhe Udhëzimi Administrativ 06/2017 për shkollimin dhe licencimin e psikologëve klinikë.

Me nënshkrimin e këtyre udhëzimeve administrative lehtësohet veprimtaria e subjekteve të ndryshme për çështjet të cilat i trajtojnë ato.