Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Rrahmani priti Ambasadoren Tracey Ann Jacobson

Prishtinë, 19 dhjetor 2014

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, dr. Imet Rrahmani priti sot në takim Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, znj. Tracey Ann Jacobson.

Gjatë këtij takimi, Ministri Rrahmani ka falënderuar shtetin dhe popullin amerikan për përkrahjen politike dhe atë në fushën e shëndetësisë për Kosovën.

Ministri Rrahmani ka shprehur para Ambasadores Jacobson pikëpamjet e tij për prioritetet në shëndetësi gjatë mandatit të tij, duke shprehur përkushtimin për zbatimin e sigurimeve shëndetësore, kthimin e besimit të popullatës në sistemin shëndetësor, fuqizimin e mekanizmave për luftimin e korrupsionit, përmirësimin e cilësisë së shërbimeve, bashkëpunimin me vendet në rajon dhe zbatimin e Ligjit për kontrollin e duhanit.

Ambasadorja Jacobson e uroi z. Rrahmani për emërimin e tij dhe u zotua që ambasada amerikane do të vazhdojë ta përkrahë këtë ministri