Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Rrahmani u prit në takim nga Ministri i Shëndetësisë i Malajzisë, Sathasivam Subramaniam

Prishtinë, 23. 07. 2016

Në kuadër të aktiviteteve të takimit të JLN (Rrjeti i të Mësuarit të Përbashkë) që u mbajt në Kuala Lampur, Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Imet Rrahmani, u prit në takim nga Ministri i Shëndetësisë i Malajzisë, Shkëlqesia e tij YB Dr. Sathasivam Subramaniam. Në këtë takim, përveç aktiviteteve të Rrjetit dy ministrat diskutuan edhe mundësitë e bashkëpunimit bilateral, veçmas në fushën e shkëmbimit të ekspertëve në lëmi të caktuara të shëndetësisë, por edhe të studentëve.

Në mënyrë specifike u shtrua mundësia e kryerjes, qoftë të një pjese të specializimeve në kohëzgjatje prej disa muajsh e deri te mundësia e kryerjes së plotë të specializimeve të caktuara për studentët dhe mjekët nga Kosova në këtë shtet. Për këtë Ministri Rrahmani mori premtim nga ana e homologut të Malajzisë se do të ketë angazhim konkret. Ministri i Shëndetësisë i Malajzisë e njoftoi Ministrin Rrahmani se shëndetësia e këtij shteti konsiderohet ndër më të zhvilluarat në rajon, e cilësisë krahausese me shëndetësinë e vendeve evropiane.

Në ditën e tretë të këtij eventi, Ministri Rrahmani mori pjesë në Forumin e Nivelit të Lartë të Politikëbërësve, që është një Forum i përbërë nga Ministrat dhe Liderët e lartë të Shteteve anëtare të JLN.

Në këtë Forum, që u kryesua nga Ministri i Shëndetësisë i Malajezisë morën pjesë Minisitra dhe liderë të lartë të Shëndetësië nga Japonia, Sudani, Malajzia, Etiopia, Senegali, Nigeria, Liberia, si dhe liderë të fondacioneve mbështetëse të Rrjetit, si: Banka Botërore, Fondacioni Bill dhe Mellinda Gates, Fondacioni Rockefeller, USAID, ËHO, GIZ, HF&G.

Në adresimin e tij Forumit, Ministri Rrahmani prezantoi të arriturat dhe sfidat me të cilat ballafaqohet sektori i shëndetësisë në Kosovë. Në mënyrë të veçantë potencoi kujdesin dhe përkushtimin që Minisitria e Shëndetësië në këtë mandat po tregon në forcimin e Kujdesit Parësor Shëndetësor si mekanzimin kryesor për të arritur qëllimin drejt Mbulueshëmrisë Shëndetësore Universale. Në fund të takimit, një nga konkluzionet kryesore të Forumit ishte pikërisht thirrja vendeve anëtare të rrjetit për investime dhe forcim të KPSH.

Më pas, Ministri Rrahmani realizoi takime të ndara me përfaqësues të disa nga fondacioneve prezente, si me Fondacionin Rockefeller, GIZ, etj.. Ministri Rrahmani i njoftoi ata me ecurinë e reformës Shëndetësore në vend, duke potencuar përgatitjet e fundit në prag të themelimit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, investimet në shtrijen dhe funksionalizimin e Sistemit të Informimit Shëndetësor si dhe themelimin dhe bartjen e kompetencave tek Odat e profesionistëve shëndetësorë.
Me këtë rast, Minsitri Rrahmani u bëri thirrje atyre për mbështetje të sektorit të shëndetësisë.

Ministri Rrahmani mori pjesë në këtë takim ndërkombëtar me ftesë dhe sponsorim të Bankës Botërore. Takimi i JLN (Rrjeti i të Mësuarit të Përbashkët) këtë vit u mbajt në Kuala Lumpur (Malejzi) nga data 20-22 Korrik 2016, me temën: “Ndërtimi i Sistemeve të Forta Shëndetësore për Mbulim Shëndetësor Universal”.