Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Rrahmani uron infermierët kosovarë për Ditën e Infermierisë

Prishtinë, 12 maj 2017

Ministri në detyrë i Shëndetësisë Imet Rrahmani uron të gjithë infermierët e Republikës së Kosovës, me rastin e 12 Majit – Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë.

Në një mesazh urimi për këtë ditë, Ministri Rrahmani thekson se komuniteti i Infermierisë janë shtylla kryesore e sistemit shëndetësor dhe se roli i infermierëve është jetik në përmbushjen e misionit human dhe profesional në ofrimin e kujdesit shëndetësor cilësor për qytetarët e vendit.

“Ministria e Shëndetësisë shpreh falënderimin më thellë për të gjithë infermierët kosovarë që më përkushtim të veçantë kujdesen për përparimin dhe ruajtjen e shëndetit të qytetarëve të Kosovës, të udhëhequr nga parimet profesionale dhe etike, dhe do të mbështes fuqizimin e rolit të tyre duke i dhënë këtij komuniteti përgjegjësi të reja në kuadër të kujdesit shëndetësor në Kosovë”, thekson Ministri Rrahmani.