Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Rrahmani vizitoi Universitetin “Kadri Zeka”

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Imet Rrahmani me bashkëpunëtorë vizitoi sot Universitetin e Gjilanit “Kadri Zeka” ku u prit nga u.d. rektor z. Naim Syla dhe  stafi tjetër i menaxhmentit te UKZ-së.

Ministri Rrahmani u interesua për punën e UKZ-së, në veçanti për procesin e pranimit të studentëve të rinj, ku ndër të tjera paraqiti interesimin, që në Universitetin e Gjilanit “Kadri Zeka” të punohet në hapjen e një  program të ri, gjegjësisht infermierisë.

Ministri Rrahmani tha se “Gjilani i plotëson kushtet për këtë program duke e pasur parasysh që ekziston shkolla e mesme e mjekësisë, por që edhe pas studimeve ata student të infermierisë përvojën e tyre do të mund ta jepnin nëpër institucionet shëndetësore, kur dihet që rajoni i Gjilanit përpos Spitalit Rajonal ka edhe institutin e shëndetit publik, ka Qendra Rehabilituese etj”

U.d. rektori Naim Syla, pasi falënderoi ministrin Imet Rrahmani për vizitën, informoi atë edhe për aktivitetet e Universitetit e sidomos rreh procesit të pranimit të studentëve të rinj për vitin akademik të studimeve 2015-2016.

Në takim u bisedua edhe për kampusin universitar, për të cilin u tha se është mëse i nevojshëm tani kur numri i studentëve për të qenë pjesë e Universitetit po rritet për çdo vit