Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Rrahmani viziton QKMF-në dhe Spitalin e Prizrenit

Në QKMF-në e Prizrenit, ministri Rrahmani bashkë me Departamentin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale të kësaj komune dhe me përkrahje të UNICEF-it, lansuan projektin për ofrimin e vizitave në shtëpi, për kujdesin për nëna dhe fëmijë, vizita këto që kanë filluar nga janari i këtij viti.

Prishtinë, 25 shkurt 2015

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Imet Rrahmani me  bashkëpunëtor, qëndroj sot në Prizren ku vizitoi Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare si dhe Spitalin e Përgjithshëm të këtij qyteti.

Në QKMF-në e Prizrenit, ministri Rrahmani bashkë me Departamentin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale të kësaj komune dhe me përkrahje të UNICEF-it, lansuan projektin për ofrimin e vizitave në shtëpi, për kujdesin për nëna dhe fëmijë, vizita këto që kanë filluar nga janari i këtij viti.

Ky projekt ka për qëllim përmirësimin e gjendjes shëndetësore të fëmijëve në Kosovë ndërsa nga ministri Rrahmani u tha se këto vizita do të kontribuojnë  për përmirësimin e gjendjes shëndetësore posaçërisht të grupeve të varfra dhe vulnerabile.

Ndërsa Zëvendësshefi i zyrës së UNICEF-it në Kosovë, James Mugaju tha se projekti spikat dy aspekte: fuqizimin e shërbimeve shëndetësore për nëna dhe fëmijë dhe partneritetin  midis  institucioneve kosovare dhe partnerëve ndërkombëtar, në këtë rast të UNICEF-it..

Pas vizitës në QKMF-së,  QMF-së “Jeta e Re” dhe të një familjeje të kësaj lagjeje, Ministri Rrahmani ka realizuar një vizitë pune në SR të Prizrenit, në të cilin nga drejtori i këtij spitali dr. Afrim Avdaj, drejtori i SHSKUK-së Curr Gjocaj dhe Bordi profesional janë njoftuar për vëllimin e punëve në këtë spital, shërbimet shëndetësore që ofrohen, sfida dhe planet zhvillimore.

Ministri Rrahmani i ka njoftuar personelin e këtij spitali me aspekte të reformës shëndetësore: Ligjin e sigurimeve shëndetësore, Odën e profesionistëve shëndetësor dhe angazhimin e MSh-së, që kjo reformë të vazhdoje me një kujdes të shtuar me qëllimin që qytetarëve të vendit tu sigurohen shërbime shëndetësore meritore.

“Qëllimi i ynë është që përmes angazhimit të sinqertë të kthehet besimi i qytetarëve në institucionet shëndetësore publike dhe të njëjtën kohë të ndryshojë qasja e shoqërisë ndaj mantel-bardhëve përkatësisht respektimi i dinjitetit të tyre” tha ministri Rrahmani.

Ai tha që është i përkushtuar që me profesionistët shëndetësor të trajtoi çdo problematik me mënyrë të hapur, në mënyrë që të sigurohen zgjidhje praktike dhe qytetari i vendit të ketë kujdes shëndetësor cilësor në të gjitha nivelet.

Në një bashkëbisedim të hapur me profesionistët e spitalit, Ministri ka dëgjuar ata për punët që kryejnë por, edhe për sfidat që i kanë për çdo ditë. Nga drejtuesit e këtij spitali u tha se spitali qëndron mirë sa i përket furnizimit me barna dhe material harxhues dhe vetëm gjatë vitit të kaluar në këtë spital janë kryer 5618 operime, 4018 lindje, 200 mijë vizita specialistike si dhe janë ofruar edhe njëmijë dializa për qytetarët e veriut të Shqipërisë.

Në mënyrë të veçantë Ministri ka kërkuar respektimin e ligjit për kontrollin e duhanit në institucionet shëndetësore duke theksuar rëndësinë edhe impaktin që ka ky ligj në aspektin shëndetësor.