Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Vitia dhe Ambasadori Italian Orlando diskutojnë për bashkëpunimin në shëndetësi

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, z. Arben Vitia priti sot në takim Ambasadorin e Republikës së Italisë në Kosovë, z. Nicola Orlando.

Në këtë takim është biseduar për pandeminë COVID-19, procesin e vaksinimit dhe mbështetjen që Kosovës i kanë dhënë partnerët ndërkombëtarë në ballafaqimin me sfidën e pandemisë.

Në këtë drejtim, Ministri Vitia ka falënderuar shtetin e Italisë për mbështetje konkrete që i ka ofruar sistemit shëndetësor në Kosovë në luftimin e COVID-19 përmes fuqizimit të kapaciteteve diagnostikuese, por edhe ekspertizës profesionale.

Ministri Vitia dhe Ambasadori Orlando janë pajtuar për fuqizimin e projekteve të përbashkëta në shëndetësi dhe, gjithashtu,  kanë theksuar rëndësinë e zbatimit të masave kundër COVID-19 nga ana e të gjithëve në Kosovë si dhe monitorimin e zbatimit të tyre, me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik të popullatës.