Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Vitia dhe Ambasadorja e Maqedonisë së Veriut, Shpresa Jusufi dikutojnë për masat kundër COVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, së bashku me zëvendësministren Dafina Gexha Bunjaku, kanë takuar sot Ambasadoren e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Shpresa Jusufi.

Në këtë takim, Ministri Vita ka njoftuar Ambasadoren Jusufi për situatën epidemiologjike në Kosovë, ecurinë e vaksinimit të grupeve prioritare sipas Planit shtetëror të Vaksinimit dhe mënyrën se si institucionet e Kosovës po ballafaqohen me pandeminë Covid-19.

Në anën tjetër, Ambasadorja Jusufi uroj Ministrin Vitia për arritjen e marrëveshjes me prodhuesin Pfizer, sukses ky që jep shpresë për t’u forcuar akoma më shumë shëndeti publik karshi COVID-19.

Ministri Vitia dhe Ambasadorja Jusufi janë pajtuar për fuqizimin e bashkëpunimit mes dy shteteve, Kosovë dhe Maqedoni e Veriut, me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik të popullatës.