Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Vitia diskuton me Ambasadoren e EBA, Nabila Alshamsi për bashkëpunimin në shëndetësi

Ministri i Shëndetësisë, z. Arben Vitia priti sot në takim shkëlqësinë e saj, Ambasadoren e Emirateve të Bashkuara Arabe, znj. Nabila Alshamsi dhe ish-Presidenten e Kosovës, znj. Afitete Jahjaga.

Ministri Vitia së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm z. Naim Bardiqi shprehën mirënjohjet e tyre në emër të Qeverisë së Kosovës për bashkëpunimin e Emirateve të Bashkuara Arabe në ndërtimin e Spitalit Pediatrik –Kirurgjik,  duke e cilësuar si vepër fisnike të cilën Republika e Kosovës e çmon tejmase.

Shkelqësia e saj, znj. Nabila Alshamsi theksoj se është obligim njerëzor të jemi pranë njërit tjetrit për të luftuar COVID-19 dhe të sigurohemi që të kemi bashkëpunim sa më të qëndrueshëm për shëndetin e popullit të Kosovës.

Në anën tjetër, Presidentja Atifete Jahjaga ka falënderuar Emiratet e Bashkuara Arabe për qëndrimin e vazhdueshëm të tyre si aleat në sfidat që na ka sjellë pandemia, ndihmën e tyre për të siguruar procesin e vaksinimit të popullatës dhe është shprehur e gatshme të ndihmoj në lehtësimin e sigurimit të vaksinave.