Ministri i Shëndetësisë, z. Arben Vitia realizoi sot një takim virtual me Ministrin e Shëndetësisë së Norvegjisë, z. Bent Høie.
- Høie fillimisht e uroj ministrin Vitia për marrjen e detyrës dhe e uroj për punë të mbarë në menaxhimin e pandemisë.
Ministri Vita e falënderoj z. Høie për përkrahjen e vazhdueshme dhe ndihmën e çmuar të Norvegjisë për sektorin e Shëndetësisë me theks të veçantë në përballjen me COVID-19.
Për fund, ministri Vitia shtoi se Qeveria e Republikës së Kosovës dhe qytetarët e saj janë të përkushtuar ndaj vlerave dhe normave evropiane dhe u dakorduan të ngrisin nivelin e bashkëpunimit ndërshtetëror.