Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Vitia takon zyrtarë të lartë të Bankës Botërore, diskutojnë për projektet në shëndetësi

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka takuar sot Drejtoreshën regjionale të Bankës Botërore për Ballkanin Përendimor, znj. Linda van Gelder dhe Massimiliano Paolucci – Menaxher i zyrës së Bankës Botërore për Kosovë.

Ministri Vitia ka falenderuar misionin e Bankës Botërore për gatishmërinë dhe mbështetjen e pakursyer ndaj Republikës së Kosovës gjatë pandemisë Covid-19 dhe për fleksibilitetin e treguar brenda projekteve ekzistuese mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Bankës Botërore.

Gjatë takimit është biseduar për situatën rreth Covid-19, procesin e vaksinimit dhe përgjigjien e përbashkët ndaj sfidave që ka shkaktuar pandemia në sistemin shëndetësor dhe shërbimet vitale për qytetarët.

Ministri Vitia ka siguruar misionin e Bankës Botërore se mbetet i përkushtuar për të siguruar vazhdimësinë e projekteve të përbashkëta dhe arritjen e objektivave të përcaktuara.

Nga ana e saj, znj. Van Gelder, ka shprehur përkushtimin e misionit të Bankës Botërore që të bashkëpunoj ngushtë me Ministrinë e Shëndetësisë në projektet, që për qëllim kanë përmirësimin e indikatorëve shëndetësor në Kosovë.

________________

Ministar zdravlja Arben Vitia, sastao se danas sa Regionalnom direktorkom Svetske banke za zapadni Balkan gđom. Linda van Gelder i Massimiliano Paolucci – Menadžer kancelarije Svetske banke za Kosovo.

Ministar Vitia zahvalio se misiji Svetske banke na spremnosti i neprekidnoj podršci Republici Kosovo tokom pandemije Covid-19 i na fleksibilnosti prikazanoj u okviru postojećih projekata između Ministarstva zdravlja i Svetske banke.

Tokom sastanka razgovarali su o situaciji oko Covid-19, procesu vakcinacije i zajedničkom odgovoru na izazove izazvane pandemijom u zdravstvenom sistemu i vitalnim uslugama za građane.

Ministar Vitia uverio je misiju Svetske banke da ostaje posvećen obezbeđivanju kontinuiteta zajedničkih projekata i postizanju postavljenih ciljeva.

Sa svoje strane, gđa. Van Gelder, izrazila je posvećenost misije Svetske banke da blisko sarađuje sa Ministarstvom zdravlja u projektima koji imaju za cilj poboljšanje zdravstvenih pokazatelja na Kosovu.

________________

Minister of Health, Arben Vitia met, today, the World Bank’s Regional Director for Western Balkans, Ms. Linda van Gelder and Massimiliano Paolucci – World Bank Office Manager for Kosovo.

Minister Vitia thanked the World Bank mission for its willingness and generous support to the Republic of Kosovo during the Covid-19 pandemic and for the flexibility shown within existing projects between the Ministry of Health and the World Bank.

During the meeting, they discussed the Covid-19 situation, the vaccination process and the joint response to the challenges caused by the pandemic in the health system and vital services for citizens.

Minister Vitia assured the World Bank mission that he remains committed to ensuring the continuity of joint projects and the achievement of the set objectives.

On her part, Ms. Van Gelder expressed the commitment of the World Bank mission to closely cooperate with the Ministry of Health in projects aimed at improving health indicators in Kosovo.