Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Zemaj dhe Ambasadori gjerman Rohde bisedojnë për Covid-19

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj priti sot në takim  Ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë , z. Joern Rohde, me të cilin ka këmbyer informata sa i përket situatës epidemiologjike me Covid-19 në dy shtetet.

Ministri Zemaj tha se Kosova, Gjermania,  por edhe i tërë globi tashmë kanë vu në funksion të gjithë mekanizmat shtetëror për të vetmin qëllim, që t’ia dalin karshi pandemisë.

“Statistikat e të infektuarve me infeksionin Covid -19, janë tejet shqetësuese për vendin tonë dhe kontinentin, prandaj këmbimi i përvojave në menaxhimin e situatës, sikur edhe përkrahja e Gjermanisë për Kosovën, është shumë e rëndësishme.

Ministri Zemaj falënderoi Ambasadorin për përkrahjen dhe partneritetin e ofruar, duke ritheksuar se Kosova dhe populli i saj janë të bekuar me gatishmërinë që kanë popujt dhe shtetet mike për të na ndihmuar në këtë kohë të vështirë.

Ai e ka informuar ambasadorin Rohde edhe për mobilizimin e kapaciteteve njerëzore dhe infrastrukturën shëndetësore për t´iu përgjigjur nevojave të kësaj vale të infeksionit.