Ministri i shëndetësisë z. Armend Zemaj është pritur mbrëmë nga komandanti i KFOR-it Gjeneral major Michele Risi.
“ Është vlerësim i përbashkët që para së gjithash, për siguri, duhet ta ruajmë shëndetin publik, andaj edhe duhet të veprojmë për të parandaluar përkeqësimin e gjendjes” deklaroi Ministri z. Zemaj.
Ministri z. Zemaj ka falënderuar Gjeneralin për tërë përkushtimin që ofron KFOR-i për sigurinë e qytetarëve tanë, paqes dhe stabilitetit në gjithë territorin e Kosovës.
Të veprojmë menjëherë, duke shmangur lëvizjet e panevojshme, të qëndrojmë në shtëpi dhe të respektojmë masat anti Covid!
Duke u bazuar në rritjen e rasteve pozitive në dy javët e fundit, do të jemi të detyruar që edhe më tej t’i ashpërsojmë masat.