Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Zemaj dhe kreu i FSK-së, gjeneral Rama bisedojnë rreth angazhimit kundër Covid-19

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj priti sot në takim komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneralin Rrahman Rama, me të cilin bisedoi rreth ndihmës dhe gatishmërisë së FSK-së për të ndihmuar në zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së pandemisë Covid-19.

Gjenerali Rama sqaroi se FSK-ja ka kapacitete mjekësore e logjistike për t’u përballur me çfarëdo situate.

Në kuadër të Forcës së Sigurisë së Kosovësështë vënë në gjendje gatishmërie “Batalioni i Mjekësisë”, që mund të vihet plotësisht në shërbim të qytetarëve të Kosovës.

Ministri Zemaj e falënderoi gjeneral Ramënpërbashkëpunimin dhe gatishmërinë e tij dhe FSK-së si dhe ndihmën që po ofrohet në betejënkundër virusit.

Ministri tha se Ministria e Shëndetësisë do të përkrah FSK-në në fuqizimin e personelit shëndetësor dhe me pajisje medicinale, në kuadër të angazhimit të përbashkët për ballafaqim me pandeminë.