Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Zemaj diskuton me Ambasadorin austriak Weidinger për situatën rreth Covid-19

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj priti sot në takim  Ambasadorin e Austrisë në Kosovë, z. Christoph Weidinger, me të cilin kanë këmbyer informata  për të dy shtetet sa i përket situatës epidemiologjike lidhur me COVID-19, me theks të posaçëm rreth angazhimeve të Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë për menaxhimin e kësaj situate.

Ministri Zemaj tha se “Austria është shtet mik i Kosovës që në çdo kohë dhe sfidë është gjendur pranë, sikurse edhe tash në kohë të pandemisë, me ndihmë e përkrahje të pa rezervë”.

Ai falënderoi Ambasadorin për përkrahjen dhe partneritetin e ofruar, duke ritheksuar se mirëpret bashkëpunimin dhe partneritetin e mëtejmë të Austrisë dhe të Ambasadorit, z. Weidinger.

“Kosova dhe populli i saj janë të bekuar me gatishmërinë që kanë popujt dhe shtetet mike për të na ndihmuar në këtë kohë të vështirë”, tha ministri Zemaj.