Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Zemaj ka nënshkruar vendimin për masat e përgjithshme mbrojtëse kundër COVID-19

Pjesë e këtij vendimi është Udhëzuesi “Përdorimi i maskave dhe mblulesave të fytyrës në komunitet

 Bazuar në kompetencat e tij ligjore, Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka nënshkruar vendimin për për masat e përgjithshme për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.

Sipas këtij vendimi:

  1. Obligohen të gjithë banorët e Republikës së Kosovës të bartin maskat në fytyrë në të gjitha veprimtaritë jashtë shtëpive/banesave të tyre dhe të mbajnë distancë fizike prej 2 metrash në mjedise të përbashkëta jashtë shtëpive/banesave të tyre;
  2. Obligohen të gjitha Institucionet publike dhe private të mbajnë dezinfektantët për duar dhe maska për fytyrë në vende të qasshme, në hyrje të objektit të cilat mund të shfrytzohen nga punëtorët e institucioneve dhe vizitorët;

III. Çdo person, institucion publik, privat apo publiko-privat, kanë për detyrë që të zbatojnë masat e përcaktuara për mbrojtjen nga COVID-19;

  1. Për të gjithë shkelësit e ketyre masave, organet kompetente obligohen të shqiptojnë masat ndëshkimore konform LIGJIT NR. 07/L-006 PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E PANDEMISË COVID-19 NË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS;
  2. Pjesë e këtij Vendimi është Udhëzuesi “Përdorimi i maskave dhe mbulesave të fytyrës në komunitet”;
  3. Vendimi hyn në fuqi ditën e nënshkrimit nga Ministri i Shëndetësisë.
    Bashkëngjitur këtij njoftimi, gjeni edhe Udhëzuesin për përdorimin e maskave dhe mblulesave të fytyrës në komunitet.​

Vendimet e mbledhjes së 32-të të Qeverisë

Vendimi i Ministrit

Udhëzuesi për maska final

Udhëzuesi për maska final- srb

Udhëzuesi për maska-ENG

Hyrjet ne vendin tone bëhen sipas riskut të shteteve të klasifikuar nga ECDC