Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Zemaj: Masat e ndërmarra kanë parandaluar rritjen eksponenciale të rasteve me COVID-19

Konferenca e Ministrit Armend Zemaj lidhur me situatën epidemiologjike rreth COVID-19

Në këtë konferencë, Ministri Zemaj, i shoqëruar nga drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani dhe ushtruesi i detyrës së Drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi ka folur për vizitën  e tij në Vjenë, situatën epidemiologjike dhe rangimin e ri të komunave sipas numrit të rasteve COVID-19 të shënuara gjatë një jave në 100.000 banorë

 Ministri Armend Zemaj:

Ju falënderoj për praninë Tuaj, për të bërë një rekapitullim të javës që lamë pas.

  1. VIZITA NË VJENË

Posa jam kthyer nga vizita zyrtare në Vjenë ku kisha takime shumë përmbajtjesorë me z. Rudolf Anschober, Ministër Federal i Shëndetësisë, Çështjeve Sociale, Përkujdesje dhe Mbrojtjen e konsumatorit, në Vjenë, ku pashmangshëm  diskutuam çështjen e pandemisë dhe menaxhimit të saj, veprimet e kundërvënies dhe luftimin e virusit Sars-Cov-2, kapacitetet spitalore dhe kapacitetin e testimeve si dhe për këmbimin e përvojave nga të dyja shtetet.

Austria, është vend mik që na ofron mundësi dhe mbështetje të vazhdueshme për qytetarët tanë në shumë fusha si në shëndetësi, arsim, infrastrukturë.

Ndërsa gjatë takimi me Odën e Mjekëve të Austrisë, prof. Dr. Thomas Szekeres, morëm mbështetje në specializime dhe subspecializime për fushat që mungojnë apo më me prioritet në institucionet tona.

Po ashtu me miqtë e mëdhenj të Kosovës, euro deputetin z. Lukas Mandl, z. Erhard Busek, z. Gerhard Gretzl, znj. Elisabeth Campestrini, z. Gerhard Knorr, znj. Elisabeth Campestrini, z. Gerhard Knorr dhe z. Ëolfgang Schaffer, bashkëbiseduam  jo vetëm për përkrahjen që e marrim aktualisht nga Austria në Parlamentin Evropian dhe institucionet tjera të BE-së, por edhe me përkrahjen që e jep ky vend mik për shtetin dhe qytetarët tanë në shumë fusha.

Gjatë vizitës zyrtare në Vjenë të Austrisë isha i shoqëruar nga kryetari i bordit këshilldhënës, Prof. Lul Raka.

  1. SITUATA EPIDEMIOLOGJIKE (COVID-19)

Më lejoni që para se të flas për situatën epidemiologjike në vend, të ju shprehi ngushëllime  familjeve  të viktimave të cilët humbën jetën në betejë me Covid 19 ndërsa të infektuarve me këtë virus vdekjeprurës shërim sa më të shpjet.

Duke u bazuar në situatën aktuale epidemiologjike në dy javët e fundit kemi stagnim të rritjes eksponenciale ku R0=0.87 që d.m.th. nuk ka përhapje eksponenciale si pasojë e masave të ndërmarra dhe zbatimit dhe kontrollit të pjesërishëm nga qytetarët dhe institucionet ekzekutive (inspektoratet dhe policia), por këto masa duhet patjetër të vazhdojnë me një intensitet të shtuar për të pasur efekt në uljen e lakores epidemiologjke dhe në uljen e numrit të vdekjeve.

Në periudhën një javore nga data 26 nëntor deri më 02 dhjetor, në Kosovë janë raportuar 4221 raste pozitive, mesatarja 725 raste pozitive dhe 13 raste te vdekjeve. (Sëmundshmëria  237/100.000)

Ndërsa në periudhën një javore 03 dhjetor deri më 09 dhjetor 2020 në nivel vendi janë raportuar 3693 raste (Sëmundshmëria: 207/100.000)

Krahasuar këto dy periudha, kemi rënie të rasteve pozitive për 14.3%.

Numri i vdekjeve ne këto dy periudha është i njëjtë.

Në ecurinë e pandemisë është vërtetuar se numri i vdekjeve mbetet i lartë edhe disa javë pas fillimit të rënies së numrit të rasteve.

Të nderuar qytetar, të nderuara media,

Dua të shpreh falënderim dhe përkulje të sinqertë para punës së të gjithë punonjësve shëndetësorë, të gjitha niveleve për punën e madhe dhe të palodhshme që po bëjnë tash e nëntë muaj.

Punën e madhe të personelit shëndetësor, nuk mund ta zvogëloj askush, në asnjë formë dhe në asnjë situatë.

Përderisa në tërë botë punonjësit shëndetësorë janë heronj të vitit 2020, të njëjtin vlerësim e kemi edhe ne, ata janë sot heronjtë tanë.

Por çdo herë duhet të ketë përgjegjësi në punë dhe aty ku vërehet se ka mos menaxhim adekuat dhe tejkalim të kompetencave, aty edhe duhet të ketë masa konform përgjegjësive që bartin për organizim, planifikim dhe menaxhimin e atyre klinikave ku janë të ngarkuar.

Andaj transparenca dhe llogaridhënia nuk do të mungoj, e duke u bazuar në këtë kam kërkuar nga Bordi i SHSKUK-së  të jep raport të detajuar dhe të kërkojë llogari nga Menaxhmenti i SHSKUK për situatën e pasqyruar në klinikat tona në përgjithësi, e në veçanti në Klinikat ku trajtohen pacientët me Covid-19

I ftoj qytetarët të jenë të kujdesshëm, të zbatojnë masat anti- Covid.

Kjo ftesë le të jetë ftesë dhe alarm për qytetarët dhe institucionet për zbatimin e ligjit anti Covid.

Serioziteti i situatës na imponon për zbatim të masave pa përjashtim.

  1. RANGIMI I RI I KOMUNAVE

Sot kemi rangimin e ri të komunave në bazë të numrit të infektuarve gjatë javës në 100.000 banorë për të vlerësuar se cilat komuna janë në zonën e kuqe, të verdhë apo të gjelbër.

Në  zonën e kuqe janë 16 komuna:

Prishtina, Fushë Kosova, Obiliq, Mitrovica e Jugut, Mitrovica e Veriut, Zveqani, Zubin Potoku, Graçanica, Leposaviqi, Lipjani, Kamenica, Drenasi, Kllokoti, Gjakova, Podujeva, Gjilani.

Në zonën e verdhë janë  9 komuna:

Peja, Vitia, Vushtrria, Shtimja, Ferizaj , Suhareka,  Shtërpca, Istogu,  Malisheva.

Në zonën e gjelbër janë 13 komuna:

Klina, Hani i Elezit, Skenderaj, Parteshi, Rahoveci, Prizreni, Ranillugu, Deçani, Novobërda, Kaçaniku, Juniku, Dragashi, Mamusha.

Në zonën e verdhë janë  9 komuna:

Komuna e Vitisë

Komuna e Ferizajit

Komuna e Pejës

Komuna Vushtrrisë

Komuna e Shtimës

Në zonën e gjelbër janë 13 komuna:

Komuna e Hani i Elezit

Komuna e Klines

Komuna e Parteshit

Komuna e Prizrenit

Komuna e Rahovecit

 

Komuna e Skenderajit

Komuna e Ranillugut