Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Zemaj pranon donacion me vlerë rreth 800 mijë euro nga BE

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj pranoi nga Ambasadorja Nataliya Apostolova, Shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuese e Posaçme e BE-së, donacionin me 6,000 komplete testimi për COVID-19, 90 shtretër spitalorë, mbi 67,000 maska të frymëmarrjes dhe pajisje të tjera mjekësore për luftimin e COVID-19 në Kosovë.

Dërgesa përfshiu edhe 350 oksimetra pulsi në gisht dhe 5 defibrilatorë me pacemaker dhe karrocë.

Vlera totale e këtij donacioni është rreth 800 mijë euro, dhe është pjesë e ndihmës së BE-së për Kosovën për përballimin e pandemisë COVID-19.

Ministri Zemaj e falënderoi ambasadoren Apostolova dhe taksapaguesit evropianë për ndihmën për Kosovën.

Më tej theksoi se Ministria e Shëndetësisë është në vazhdimësi duke i koordinuar aktivitetet me donatorë të ndryshëm, për t’i tejkaluar vështirësitë që ka shkaktuar Pandemia Covid-19 dhe për ta përmirësuar dhe avancuar sistemin shëndetësor.

Ministri Zemaj iu apeloi qytetarëve që të mos t’i dëgjojnë ata që bëjnë thirrje për padëgjueshmëri ndaj vendimeve të Qeverisë së Kosovës.