Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Zemaj takoi Ekipin e Kosovës të Kombeve të Bashkuara (UNKT)

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj priti sot Ekipin e Kosovës të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNKT) të kryesuar nga Urlika Richardson, Koordinatore për zhvillim e OKB-së në Kosovë.

Në këtë takim, Ministri Zemaj i ka njoftuar përfaqësuesit e të gjitha agjencioneve dhe entiteteve të OKB-së në Kosovë me vizionin e tij për drejtimin e sektorit të shëndetësisë si dhe i ka falënderuar ata për bashkëpunimin dhe kontributin që kanë dhënë në sektorin e shëndetësisë.

Ministri Zemaj ka vlerësuar kontributin e UNKT në ndihmën dhënë sektorit shëndetësor për menaxhimin e pandemisë Covid-19, ndërkohë që ka shprehur përkushtimin e tij për vazhdimin e projekteve të përbashkëta në Kosovë.

Gjatë këtij takimi, Ministri Zemaj ka theksuar se rëndësi e veçantë do t’i kushtohet mbikëqyrjes së projekteve të cilat lidhen me shumë fusha brenda sektorit të shëndetësisë me qëllim që përfitues të këtyre projekteve të jenë të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim.

Ai ka shprehur përkushtimin për një bashkëpunim konkret dhe korrekt me UNKT me qëllim të avancimit të shërbimeve shëndetësore, rritjes së transparencës dhe llogaridhënies në shëndetësi.