Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Zemaj takon përfaqësuesit e Këshillit të Evropës

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj priti sot në takim përfaqësues të Këshillit të Evropës me të cilët është diskutuar për shërbimin shëndetësor në burgje si dhe ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore në vendet ku personat mbahen pa vullnetin e tyre.

Ministri Zemaj ka njoftuar përfaqësuesit e KE se Ministria e Shëndetësisë është në fazën e rishikimit të Ligjit për Shëndetin Mendor dhe akteve përcjellëse duke qenë se ky ligj ka qenë vështirë i zbatueshëm.

 Në takim është biseduar edhe për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në përgjithësi në Kosovë dhe rastet e të prekurve nga infeksioni në burgje dhe në institucionet korrektuese.

Ministri Zemaj ka theksuar se bashkëpunimi dhe rekomandimet nga ana e Këshillit të Evropës, janë të mirëseardhura për të ngritur cilësinë e përkujdesjes shëndetësore për personat që mbahen në institucionet shëndetësore apo korrektuese.