Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministri Zemaj u prit sot në takim nga U.d. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, është pritur në takim nga U.d. e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ku u diskutua gjendja aktuale në menaxhimin e pandemisë Covid-19, sfidat dhe përkushtimin institucional për luftimin e virusit Covid 19.

Në takim Ministri Zemaj ka theksuar se  vendimet e Ministrisë së Shëndetësisë do të jenë në përputhje me situatën, luftimin e virusit dhe ngushtimin maksimal të hapësirës për virusin!

“Disiplina e qytetarëve, respektimi i masave, bashkëpunimi ndërinstitucional dhe të pushtetit qendror e lokal, përkushtimi i tri niveleve të përkujdesjes shëndetësore dhe bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtar, janë çelësi i fitores ndaj virusit” tha Ministri Zemaj.

Ndërsa, U.d. Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se është i domosdoshëm koordinimi me Ministrinë e Shëndetësisë në kohën e emergjencës shëndetësore, duke rritur kujdesin dhe respektuar maksimalisht masat mbrojtëse ndaj Covid-19.

Ajo ka shfaqur gatishmërinë për të mbështetur Ministrinë e Shëndetësisë në nismat e saj që kanë për synim përballimin e pasojave nga pandemia.