Prishtinë, 14.10.2015
Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës , Imet Rrahmani, dhe Kryetarja e Kuvendit e të Rinjve të Kosovës, Deniza Limani, nënshkruan sot Marrëveshje bashkëpunimi në mes MSh-së dhe KRK.
Ministri Rrahmani ka thënë se MSh-ja është e gatshme të mbështesë projekte që për synim kanë sensibilizimin e të rinjve për mbrojtjen e shëndetit të kësaj grupmoshe dhe popullatës në përgjithësi.
Në bazë të marrëveshjes së nënshkruar nga MSh-ja dhe Kuvendi i të Rinjve të Kosovës, do të realizohet një projekt pune i cili ka për qëllim vetëdijesimin e rinisë kundër dukurive negative, siç janë: parandalimi nga përdorimi i lëndëve narkotike, këshillime për dhe mbi mënyrën e përdorimit të masave mbrojtëse për parandalimin e SST dhe shtatëzanisë së padëshiruar.
Aktivitetet që do të kryhen në bazë të marrëveshjes, do të realizohen në gjashtë komuna të Kosovës në Pejë, Shtime, Vushtrri, Lipjan, Deçan dhe Kamenicë.