Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë dhe Policia e Kosovës nënshkruan Marrëveshje bashkëpunimi

Marrëveshja e nënshkruar nga Ministri Ferid Agani dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni, ndër të tjera ka për qëllim ndarjen e specializimeve për mjekët Policisë së Kosovës dhe krijimin e mundësive që PK  të bashkëpunojnë me MSh-në në aspektet e  promovimit të shëndetit

Prishtinë, 2 maj 2014

Ministri i Shëndetësisë Ferid Agani dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni, nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi.

Marrëveshja ka për qëllim ndarjen e specializimeve për mjekët Policisë së Kosovës dhe në bashkëpunim me MSh, ata të inkuadrohen në sistemin e ngritjes së vazhdueshme profesionale dhe kështu, të punësuarve në Policinë e Kosovës, t’u ofrohet trajtim profesional mjekësor specialistik nga ana e stafit mjekësor të Shërbimeve Shëndetësore të PK-së.

Marrëveshja, gjithashtu, ka për qëllim që të sigurojë të gjitha shërbimet shëndetësore që janë në dispozicion në sistemin shëndetësor të Kosovës për të ofruar përkrahje shëndetit të punësuarve të policisë, me prioritet për rastet e lëndimit në detyrë si dhe që të krijohen mundësitë për Policinë e Kosovës për të bashkëpunuar me MSh-në, në aspekt të promovimit të shëndetit