Në këtë takim u bisedua edhe për bashkëpunimet e mundshme në të ardhmen në fushën e radio-onkologjisë dhe fushat e tjera.
MSh dhe Universiteti Trakya, me përkrahjen e Projektit mbështetës për Shëndetësi të Qeverisë së Luksemburgut KSV/014, kanë marrëveshje bashkëpunimi për disa vite me radhë në fushën e edukimit të vazhduar profesional të mjekëve dhe infermierëve nga Kosova në këtë universitet.
Në dy vitet e kaluara, përmes kësaj marrëveshjeje, janë trajnuar 56 profesionistë shëndetësor nga Kosova në Universitetin Trakya në kohëzgjatje prej tre muajsh, ku kanë përfituar njohuri të reja lidhur me metodat e reja diagnostike dhe të trajtimit në lëmi të ndryshme të mjekësisë.