Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë diskuton me ekspertë të Bankës Botërore për Ligjin e Sigurimeve Shëndetësore

Ky delegacion i lartë i Bankës Botërore, i cili  do të qëndrojë në Kosovë deri më 26 korrik për të diskutuar rreth dialogut politik në sektorin e shëndetësisë, është njoftuar nga Ministri Agani për hapat e bërë nga Ministria e Shëndetësisë në procesin e reformave shëndetësore në vend, duke theksuar këtu miratimin e Ligjit të Shëndetësisë, Ligjit për Kontrollin e Duhanit, Ligjit për Odat e Profesionistëve Shëndetësore dhe zhvillimet e tjera në funksion të këtyre reformave.

Në takimin e sotëm, i cili do të pasohet edhe me takime të tjera ditëve në vijim, është diskutuar dhe janë elaboruar aspekte të  procesit të  miratimit të Ligjit të Sigurimeve Shëndetësore, si një fazë tjetër e rëndësishme e reformës shëndetësore dhe për ndikimin që do ta ketë ky ligj në reformën dhe sistemin shëndetësor të Kosovës.