Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë e inkurajuar nga interesimi dhe kandidaturat e mira për specializime

Bazuar në UA 06/2009, kriteret e hartuara për kërkesat dhe ndarjen e vendeve për specializim ishin të bazuara në numrin aktual të mjekëve specialist sipas institucioneve spitalore, numrin e shtretërve aktualë, raportin aktual shtrat spitalor/mjek, ngritjen dhe funksionalizmin e shërbimeve të reja (spitali i Mitrovicës), profilet deficitare, numrin e mjekëve në specializim, interesin e institucioneve te veçanta, kapacitetet ekzistuese për trajnimin e mjekëve në specializim dhe buxhetin ekzistues për edukim specialistik.

MSh, duke u mbështetur në këtë Udhëzim Administrativ, e ka decentralizuar procesin e ndarjes së specializimeve, duke u dhënë institucioneve shwndetwsore mundësi që ato t’i shpllin konkurset, t’i zhvillojnë intervistat me kandidatë dhe duke lënë për MSh-në më tepër një rol monitorimi të këtij procesi.

Pas përfundimit të plotë të procesit, do të bëhet shpallja e rezultateve të konkursit, ndërsa ankesat eventuale do të pranohen dhe shqyrtohen nga Bordi Qendror për Edukim Specialistik dhe Komisioni i ankesave.

MSh në të njëjtën kohë bën të ditur se në konkursin e tanishëm janë lejuar 225 vende për specializime : 37 në Kujdesin Terciar Shëndetësor;  49 në Kujdesin Sekondar Shëndetësor, 115 në Kujdesin Primar Shëndetësor, 4 për Forcën e Sigurisë të Kosovës dhe 20 vende me vetëfinancim në Stomatologji (krahas 3 vendeve të tjera që financohen nga instituciionet).

MSh rikujton se aktualisht kuadri ekzistues specialistik në Kosovë numëron 2.048 specialistë, prej të cilëve në Kujdesin Terciar Shëndetësor janë 557, në Kujdesin Dytësor Shëndetësor  552, kurse në Kujdesin Primar Shëndetësor 975.

Ndërkaq, mbi 560 kandidatë të tjerë, janë duke vijuar aktualisht specializimet në fusha të ndryshme mjekësore.