Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës i konsideron të arsyeshme kërkesat e punonjësve shëndetësor

Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës i konsideron të arsyeshme kërkesat e punonjësve shëndetësor përkitazi me kompensimin adekuat të punës jashtë orarit dhe punës gjatë ndërrimit të natës, të cilat u paraqitën pas zbatimit të dispozitave të Ligjit të Punës lidhur më këtë çështje.

MSh është e përkushtuar që punëtorët shëndetësor të kompensohen në mënyrë adekuate për punën e tyre dhe në këtë drejtim nëpërmjet arritjes së Marrëveshjes Kolektive me Federatën e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, do të sigurojë ngritjen e këtij kompensimi në vlerat nga periudha paraprake.

Njëkohësisht, duke përpiluar aktin nënligjor që rregullon kompensimin për rrezikshmërinë e shtuar në punë, MSh synon që të rris këtë kompensim për kategori të caktuara të punëtorëve shëndetësor.