Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës, i shpreh mirënjohje të veçantë dr. Osman Veliut, deri para pak ditësh shef i Divizionit të Praksës Private në MSh, i cili këtyre ditëve vendosi që të kalojë në një detyrë të re të punës jashtë Ministrisë.
Duke e vlerësuar lart kontributin e tij në kuadër të Divizionit të Praksës Private, Ministria i është mirënjohës dr. Veliut për kontributin e tij dhe korrektësinë e treguar gjatë punës në Ministri, në veçanti në procesin e licencimit të institucioneve të sektorit privat në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë i dëshiron dr. Veliut suksese edhe në detyrën e re në funksion të avancimit të shërbimeve shëndetësore në Republikën e Kosovës.