Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës ka kërkuar nga Institucionet Private Shëndetësore (IPSH) në vend, që të hartojnë raporte të rregullta periodike mbi aktivitetet e tyre sipas legjislacionit aktual në fuqi.
Ministria kërkon nga IPSH që në raportet të cilat do t’ua dërgojnë institucioneve përgjegjëse shëndetësore, ato të përmbajnë të dhënët për sëmundjet ngjitëse, sëmundjet masovike jo ngjitëse, sëmundjet malinje, lindjet, sëmundjet e tjera dhe raportet e punës.
Ky raportim duhet të bazohet sipas përgjegjësive që caktohen në bazë të ligjeve në fuqi për shëndetësinë.
Në Kosovë, janë të licencuara mbi 800 institucione private të tri niveleve, përfshirë këtu edhe 12 spitale.