Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë me plan operativ për funksionalizimin e shërbimeve në Spitalin e Mitrovicës

Sipas planit të dakorduar, SR i Prizrenit do të mbulojë dy ditë në javë kujdestarinë (e hënë dhe e martë) me mjekët anesteziologë (nga ora 07:00-deri në 07:00 të ditës së nesërme,  24 orë); Spitali Rajonal i Gjakovës do të mbulojë një ditë jave kujdestarinë ( e mërkurë 07:00-07:00, 24 orë); Spitali i Ferizajt do të mbulojë një ditë në javë kujdestarinë ( e enjte 08:00-08:00, 24 orë);  Spitali i Gjilanit do ta mbulojë kujdestarinë ditën e premte (duke filluar nga data 26.04. 2013, 08:00 -08:00, 24 orë), QKUK do të mbulojë një ditë në javë kujdestarinë 24 orë ( e shtunë 07:00-07:00), dhe Spitali i Vushtrrisë, do të mbulojë kujdestarinë 24 orë (të dielave) me mjekun anesteziolog (nga ora 08:00-08:00 të ditës së nesërme).
Ndërkaq, për sigurimin e shërbimeve kirurgjike të kujdestarisë do të përkujdeset kuadri profesional nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës.
Ministria është dakordurduar me drejtorët e këtyre spitaleve për të gjitha procedurat lidhur me zbatimin e orarit për mbulimin me shërbim mjekësor  të Spitalit të Mitrovicës.