Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë menaxhon me sukses buxhetin e saj

Shkalla e shfrytëzimit të buxhetit në realizimin e investimeve kapitale arrin në 94. 27 për qind, në shpenzimet komunale 97.48 për qind, derisa spitalet rajonale kanë shfrytëzuar buxhetin në mënyrë shumë racionale: Peja 100 për qind, QKUK 96 për qind, Gjilani mbi 99 për qind, Prizreni mbi 99 për qind, etj.

Me shfrytëzimin racional të buxhetit, Ministria e Shëndetësisë, ka treguar edhe gjatë vitit 2009 përkushtim të theksuar në menaxhimin e drejtë të parasë publike, ngjashëm sikur edhe në vitin 2008, kur Auditori Gjeneral e kishte ranguar Ministrinë e Shëndetësisë të parën sa i përket menaxhimit të drejtë të parasë publike.

Ministria e Shëndetësisë falënderon njësitë buxhetore për shfrytëzim racional të buxhetit dhe punonjësit shëndetësor për përkushtimin e tyre në ofrimin e shërbimeve shëndetësore gjatë vitit që shkoi.