Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë miraton Planin për specializantë të ri

Kriteret për ata që do të aplikojnë për specializime janë të përcaktuara duke marrë për bazë numrin e mjekëve specialistë sipas institucioneve spitalore të vendit, numrin e shtretërve aktualë në institucionet spitalore të vendit, ngritjen dhe funksionalizimin e shërbimeve të reja, profilet deficitare, numrin e mjekëve në specializim, kapacitetet ekzistuese për trajnimin e mjekëve kosovarë, buxhetin ekzistues për program të specializimeve.

Sipas planit të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë në tri nivelet shëndetësorë të vendit: primar, sekondar dhe terciar, do të lejohen rreth 230 vende për specializim, përfshirë këtu edhe disa vende që do të jenë specializime sipas s
istemit vollonter (me vetëfinancim).

Ministria pret që procesi i shpalljes së konkursit dhe përzgjedhjes së specializantëve të kryhet gjatë këtij muaji.