Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë: Mitrovica po trajtohet me prioritet të veçantë

Gjithashtu, Ministria e Shëndetësisë e ka trajtuar me prioritet të veçantë këtë komunë edhe me rastin e ndarjes së specializimeve në konkursin e fundit, duke i ndarë komunës së Mitrovicës 26 specializime me pagesë, apo më shumë se ¼ e të gjitha specializimeve me pagesë që janë ndarë për krejt komunat e Kosovës.
 
Njëzet (20) prej këtyre specializantëve i kanë marrë kontratat dhe kanë nisur shkollimin e  tyre specialistik, derisa 6 të tjerët do të fillojnë më 1 nëntor 2012.

Ndërkohë, me ndihmën dhe investimin e MSh-së, në Mitrovicë do të nis shumë shpejt edhe ndërtimi i Qendrës së re të Shëndetit Mendor.

MSh është e përkushtuar  që të mundësojë funksionalizimin sa më optimal të shërbimeve shëndetësore për komunën e Mitrovicës dhe në këtë drejtim ka mbështetur funksionalizimin e shërbimeve në Spitalin e Mitrovicës, duke e ndihmuar me profesionistë edhe nga qendrat e tjera, sidomos për shërbimet nga fusha e anesteziologjisë dhe kirurgjisë, dhe ky përkushtim do të jetë i shprehur edhe në të ardhmen për Mitrovicën dhe qytetarët e saj nga ana e Ministrisë.