Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë në përkrahje të Rrjetit të Autizmit

Prishtinë, 21.11.2014

Ministri i Shëndetësisë i Republikë së Kosovës, Ferid Agani, zhvilloi sot një takim me Grupin e Rrjetit për Autizëm, të përfaqësuar nga Znj. Amy Daniels,  mbikëqyrëse e aktiviteteve të autizmit në Evropë, dr. Afërdita Uka, koordinatore nacionale e rrjetit të autizmit dhe dr. Shpresa Xhakli nga shoqata “Autizmi” .

Në takim u bisedua rreth Planit operativ që do të bëjë Grupi i punës që është formuar nga MSh, në kuadër të Marrëveshjes së Bashkëpunimit që ka MSh me Rrjetin e Autizmit për Evropën Juglindore (SEAN).

Ministri Agani shprehu përkushtimin e MSh-së që të ndihmojë në ngritjen e kujdesit ndaj fëmijëve dhe të rriturve me autizëm, duke mbështetur aktivitetet që do të zhvillohen nga Rrjeti i Autizmit.

Kosova është pjesë e  Rrjetit t Autizmit për Evropën Juglindore (SEAN), që u themelua në Tiranë më 2010, për të përmirësuar jetën e njerëzve me autizëm, çrregullime të tjera zhvillimore dhe shëndetit mendor të lidhura me to në rajonin e Evropës Juglindore.