Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë në përmbyllje të konkursit të specializimeve

Pas mbylljes edhe së kësah faze, Ministria do të lëshojë vendimet për fillimin e specializimeve për kandidatët e përzgjedhur.

Bazuar në UA 06/2009, kriteret e hartuara për kërkesat dhe ndarjen e vendeve për specializim ishin të bazuara në numrin aktual të mjekëve specialist sipas institucioneve spitalore, numrin e shtretërve aktualë, raportin aktual shtrat spitalor/mjek, ngritjen dhe funksionalizmin e shërbimeve të reja (spitali i Mitrovicës), profilet deficitare, numrin e mjekëve në specializim, interesin e institucioneve te veçanta, kapacitetet ekzistuese për trajnimin e mjekëve në specializim dhe buxhetin ekzistues për edukim specialistik.

MSh, duke u mbështetur në këtë UA e kishte decentralizuar procesin e ndarjes së specializimeve, duke u dhënë institucioneve shëndetësore mundësi që ato t’i shpllin konkurset dhe  t’i zhvillojnë intervistat me kandidatët.

Në konkursin e tanishëm janë lejuar 225 vende për specializime : 37 në Kujdesin Terciar Shëndetësor;  49 në Kujdesin Sekondar Shëndetësor, 115 në Kujdesin Primar Shëndetësor, 4 për Forcën e Sigurisë të Kosovës dhe 20 vende me vetëfinancim në Stomatologji (krahas 3 vendeve të tjera që financohen nga instituciionet).