Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë nënshkroi Memorandum bashkëpunimi me Qendrën Kosovare për Kancer (KCC)

Qendra do të udhëhiqet nga dr. Nderim Juniku, specialist i radio-onkologjisë nga Austria, i cili është anëtar i përhershëm i shoqatave radio-onkologjike të Austrisë (OGRO) dhe të Evropës (ESTRO).

Studimi i fizibilitetit për projektin e KCC-së është mbështetur dhe miratuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim e Qeverisë së Austrisë.

Memorandumi, ndër të tjera, parasheh trajtim të barabartë me qendrat e tjera radio-onkologjike në Kosovës, duke siguruar mjekimin e pacientëve jashtë institucioneve publike shëndetësore.