Memorandumi i parë është nënshkruar nga Ministri Ferid Agani (MSH) dhe Milen Vrabevski (COMAC), ndërsa Memorandumi i dytë nga U.D. i Sekretarit të Përgjithshëm të MSh-së dr. Gani Shabani dhe Dr. Feride Rushiti (QKRMT).
Memorandumi midis MSh-së dhe “Comac Medical” parasheh bashkëpunim në fushën e hulumtimeve klinike , trajnimeve profesionale, ngritjen e kapaciteteve menaxheriale, etj. për profesionistë mjekësor kosovare dhe institucionet shëndetësore të Kosovës në bashkëpunim me këtë qendër, derisa Memorandumi midis MSh-së dhe QKRMT-së parasheh bashkëpunimin dhe ndihmën e MSH-së për sigurimin e barnave për viktimat që u kanë mbijetuar torturave të luftës dhe që janë nën përkujdesjen e QKRMT-së.