Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë nxjerr Qarkoren Informative për banderolat e reja

Me këtë Qarkore, data 31 janar 2010 caktohet si afat i fundit i vlefshmërisë, validitetit për posedimin dhe përdorimin e banderolës së kaltër “të vjetër” për Qarkulluesit Farmaceutikë me Shumicë, të licencuar pranë AKPM-së.

Data 31 mars 2010 ndërkaq, caktohet si afat i fundit i vlefshmërisë, validitetit për posedimin dhe përdorimin e banderolës së kaltër “të vjëtër” për Qarkulluesit Farmaceutikë me Pakicë, të licencuar pranë AKPM-së.

Nxjerrja e kësaj qarkoreje bëhet pasi paraprakisht gjatë këtij viti është arritur marrëveshja që në banderolat e reja të ketë hapësirë për të dhënat e produktit medicinal, prodhuesin, importuesin, numrin serik si dhe çmimin e barit. Me këto të dhëna në banderolat e reja eliminohet mundësia e vendosjes nga një produkt në tjetrin dhe pacienti mbrohet nga ndryshimet e mëdha të çmimit për produktet e njëjta të qarkulluesit e ndryshëm farmaceutik.

Në këtë Qarkore Informative janë udhëzimet shtesë mbi implementimin e saj, ku saktësohet se çfarë procedurash duhet të ndjekin Qarkulluesit Farmaceutikë me shumicë dhe ata me pakicë prej dhjetorit 2009 deri në mars 2010 për të marrë banderolat e reja.