Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë përuron nesër depon e re të barnave

Depoja e re, e cila ka hapësira për vendosjen e barnave, vende për ruajtjen e barnave të konfiskuara, barnave me afat të skaduar, dhomat e ftohta dhe sistem shumë të mirë të kondicionimit të ajrit, gjithashtu ka një përparësi të madhe në krahasim me depon që deri tani është shfrytëzuar në Mazgit, pasi ka një sistem lehtë të kontrolluar të hyrje- daljeve, ndërkohë që çdo distribuim i barnave do të monitorohet aty për aty përmes një sistemi softwerik të instaluar në këtë depo.

Përurimin e depos që ndodhet brenda kompleksit të Pallatit të Rilindjes, në pjesën e pasme të saj, do të bëjë ministri i Shëndetësisë, Alush Gashi, në orën 11:00.

Ftohen mediat ta përcjellin këtë aktivitet!