Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë publikon Planin Strategjik të Kosovës për HIV/AIDS 2009 -2013

Ne shpresojmë që Ju do të bashkoheni me ne për të shënuar Ditën botërore të AIDS-it, nën mesazhin “e drejta për të jetuar i shëndoshë”, dhe kontribuoni në zhvillimin e një shoqërie të shëndoshë dhe pa AIDS.

Përkrahja juaj është e pazëvendësueshme për t’i dhënë jehonë mesazhit të kësaj dite me qëllim ndërgjegjësimin e gjithë shoqërisë e në veçanti të rinjve, për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga AIDS, pandemi e shkaktuar nga virusi HIV.

Publikimi i planit bëhet të martën, më 1 dhjetor, 2009, në orën 10 : 30 në Hotel “Victory” në Prishtinë.

Bashkëngjitur në atachment, keni komunikatën me deklaratat e ministrit Gashi, dhe zonjës Lubrani, lidhur me lansimin e Planit Strategjik dhe Ditës Botërore kundër HIV/AIDS-it.