Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë punësoi për tre ditë Persona me Aftësi të Kufizuara

Nexhmije Demiri, Avni Kurshumlija dhe Armend Ademi, kanë qëndruar për tre ditë radhazi në Ministrinë e Shëndetësisë gjatë këtij punësimi tre ditor dhe secili prej tyre, ka marrë nga 20 euro në ditë për punën që kanë bërë.

Ata janë ndarë shumë të kënaqur me bashkëpunimin që u është ofruar në Ministrinë e Shëndetësisë, ndërsa Nazmije Kajtazi, Koordinatore e Njësisë së të Drejtave të Njeriut në MSH, ka theksuar se me këtë aktivitet, MSH bën një prej hapave të rëndësishëm në krijimin e mundësive që personat me aftësi të kufizuara, të jenë pjesëtarë aktiv dhe të pavarur në të gjitha fushat e jetës në Kosovë. 

MSH, në kuadër të legjislacionit aktual, ofron shërbime pa pagesë në institucionet publike shëndetësore të vendit për këtë kategori shoqërore.