Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Ministrja Gexha –Bunjaku bisedoi me menaxherin e BB-së për Kosovë, z. Massimiliano Paolucci për mbështetjen e reformave në shëndetësi

Ushtruesja e Detyrës së Ministrit të Shëndetësisë, dr. Dafina Gexha Bunjaku, shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i MSh-së, dr. Naim Bardiqi priti sot në takim një delegacion të Bankës Botërore, të kryesuar nga  z. Massimiliano Paolucci, Menaxher i Vendit për Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, në Rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore i Bankës Botërore.

 Në këtë takim është biseduar për vazhdimin e bashkëpunimit midis BB dhe Ministrisë së Shëndetësisë, aspektet e financimit shtesë të BB-së për mbështetjen e programit të përgjigjes emergjente ndaj COVID-19 në Kosovë.

Ministrja Gexha ka falënderuar misionin e Bankës Botërore për bashkëpunimin e ngushtë dhe janë pajtuar për vazhdimin e mbështetjes së Bankës Botërore për reformat në shëndetësi.